Nga NP Ujësjellës dhe kanalizim njoftojnë se nesër do të mbeten pa ujë përdoruesit e rrugës “Tregu i mbuluar”, një pjesë e rr. Albert Staniq, Evlia Çelebia, Samarxhiska dhe Atanas Babata në komunën e Çairit. Banorët do të mbeten pa ujë për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit në bulevardin “Kërste Misirkov” (Tregu i Shkupit).
Furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 09:00 deri në përfundim të ndërhyrjes.