Nevoja për preparate

11 minuta më parë / E përditësuar

0Shares

Mënyra e jetesës dhe ngjarjet e ndryshme shkaktojnë ndryshime në organizëm. Preparatet që po ua rekomandojmë, mund t’ju ndihmojnë që ta ktheni ekuilibrin shëndetësor.

DUHANXHINJTË

Njerëzit që pinë duhan kanë nevojë për vitaminë C, dy herë më shumë se jo duhangjinjtë. Po ashtu, duhangjinjtë vuajnë nga mungesa e vitaminës B6, B 12 dhe E. Grave që pinë duhan mund t’u shfaqen rrudhat para kohe, si dhe 5 herë më shumë sesa grave që nuk pinë duhan.

Për t’i ikur rrezikut nga rrudhja e parakohshme si dhe për t’i luftuar infeksionet, duhet konsumuar vitaminën C dhe E, si dhe karotenën-beta e selino.

VOGËLUSHËT

Ushqimi i mirë është kusht themelor për rritje të shëndoshë. Vitaminat B luajnë rolin kryesor. Vogëlushja 7 vjeçe ka nevojë për vitaminën B1 ashtu siç ka nevojë një grua. Shumica e vitaminave ë grupit B vijnë nga buka dhe nga brumërat. Mielli i pasitur është më i pasur se sa mielli bardhë. Vitamina D, kalciumi dhe zinku nevojiten për eshtra dhe për dhëmbë.

Këto vitamina kanë rëndësi të madhe për organizmin e fëmijëve që janë në rritje, deri në moshën 9-14 vjeçe. Vitamina D merret edhe me anë të diellit. Mungesa e hekurit në organizëm – anemia, te fëmijët shkollorë mund ta ngadalësojë të mësuarit. Prandaj, fëmijëve duhet dhënë multivitamina dhe preparate të mineraleve të prodhuara ekskluzivisht për ta. Këto u sigurojnë fëmijëve atë që u nevojitet për rritje.

LODHJA

Kontrollojeni veten – a hani mjaftueshëm? Nëse e ‘kërceni’” mëngjesin, atëherë nuk do të keni kalori të mjaftueshme. Grupi B i vitaminave mban nivelin e energjisë. Anemia e lehtë (mungesa e hekurit), te gratë mund të shkaktojë lodhje. Nëse sasia e hekurit përgjysmohet në gjak, atëherë shkaktohet vështirësimi i frymëmarrjes.

SINDROMI PARAMENSTRUAL
V

itamina B6 shpesh përshkruhet në doza të mëdha, për zbutjen e gjinjve. Sasia e tepruar e vitaminës B6 mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi, prandaj së pari vlen të konsultohet mjeku. Shumë gra tregojnë se vaji i aguliçes është shumë efektiv në zbutjen e gjinjve.  Vitamina E e kombinuar veçmas me selino mund të largojë nervozen dhe depresionin.

STRESI

Stresi shkakton ndryshime në relacionet metabolike si dhe zvogëlon vitaminën C dhe kompleksin e vitaminave B. Mungesa e vitaminës B, shkakton nervozen dhe zemërimin. Disa komplekse të vitaminave B përmbajnë edhe vitaminën C, prandaj përdorimi i tyre është ideal për lirimin nga stresi.

Përveç kësaj, vitaminat B janë të nevojshme për lirimin e energjisë që e marrim me anë të ushqimit, prandaj janë të rëndësishme dhe duhet marrë rregullisht.

MENOPAUZA DHE KALCIUMI

Ndryshimet hormonale gjatë menopauzës shkaktojnë eliminimin e kalciumit nga eshtrat. Preferohet që gjatë kësaj faze jetësore të merren 1.500 mg kalcium në ditë. Vitaminat D i nevojitet kalciumit, sepse absorbohet më lehtë, Prandaj lypset kombinuar këto vitamina.

Rreziku nga sulmi në zemër te gratë është më i vogël, për shkak të hormonit femëror – estrogjenit. Vitamina C dhe E si dhe karotina-beta ndihmojnë qarkullimin e gjakut. Vaji i aguliçes dhe vitamina E ndihmojnë simptomat e dhembjes së gjinjve dhe mostharjen e lëkurës.

VEGJETARIANËT

Për njerëz që nuk hanë mish, prania e hekurit, zinkut dhe e vitaminave B 12 mund të jetë problematike. Forma më e mirë e marrjes së hekurit në mënyrë natyrale, është ajo përmes mishit, ndërsa nga pemët është më pak i vlefshëm edhe pse absorbohet më lehtë, po qe se merret me ndonjë burim të vitaminës C, për shembull, me një gotë lëng pemësh.

Vegjetarianët preferojnë miellin e pasitur si dhe kanë nevojë për këto preparate: për vitaminën B12, kalciumin, zinkun, hekurin./Telegrafi

TAGS