Neymar e di çfarë do, paguan 20 milionë euro nga xhepi i tij për rikthimin tek Barca

Neymar e di çfarë do, paguan 20 milionë euro nga xhepi i tij për rikthimin tek Barca
20:45 | 31 Gusht 2019

Neymar JR është emri që vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe në ditët e fundit të merkatos së verës.

Me të filluar afati kalimtar veror, emri i Neymar lidhej me një rikthim të mundshëm tek Barcelona, e edhe në ditët e fundit të këtij afati që mbyllet më 2 shtator po vazhdon ‘kënga e njëjtë’.

Dje është raportuar se PSG ka refuzuar ofertën e Barcelonës prej 130 milionë euro + Rakitic + Todibo + Dembele (1 vit huazim).

Sot, mediet evropiane [L’Equipe] shkruajnë se shpresat e Barcës nuk kanë vdekur, madje thuhet se është vet lojtari ai që do të paguajë edhe 20 milionë euro për të përmirësuar ofertën e katalanëve, transmeton lajmi.net.

Tjetër lajm i mirë për Barcën janë edhe negociatat e Thomas Tuchel me Ousmane Dembele, pasi duket se francezi mund të bindet edhe për një kalim permanent tek kampionët e Ligue 1.

Duket se të gjitha kartat do të luhen deri ditën e fundit. Neymar ka vetëm një dëshirë – ‘Camp Nou’ – PSG ka kërkesat maksimale, kurse Barca është e ‘gjymtë’ në aspektin financiar. Mbetet të shihet cili do të jetë fundi i kësaj ‘drame’. /Lajmi.net/

TAGS