Neymar, rekord më të mirë se Messi, Ronaldo e Ibrahimovic

Neymar, rekord më të mirë se Messi, Ronaldo e Ibrahimovic

Neymar
Junior po vazhdon të vendosë rekorde.

Sulmuesi
i Paris Saint Germain është bërë futbollisti më i ri në histori të Brazilit që
arrin shifrën e 100 paraqitjeve me Seleçao, shkruan Gazeta Express.

Në këto 100 ndeshje, Neymar regjistron 61 gola dhe ka dhuruar 41 asiste – është golashënuesi i tretë më i mirë në histori të Brazilit.

Nëse
i krahasojmë statistikat e Neymar me lojtarët tjerë kur kanë arritur shifrën e
100 ndeshjeve me Kombëtare, shembull me Cristiano Ronaldo, Lionel Messi e
Zlatan Ibrahimovic – Neymar qëndron shumë më mirë.

Pas 100 ndeshjeve me Portugalinë, Ronaldo kishte mbi supet e tij 37 gola dhe 26 asiste, derisa sot numëron 160 paraqitje dhe 93 gola – më shumë se çdo futbollist tjetër aktiv në botë. Ai ka edhe 37 asiste.

Derisa Lionel Messi, pas 100 ndeshjeve me Argjentinën kishte shënuar 46 gola dhe kishte dhuruar 31 asiste, kurse tani numëron 68 gola në 136 paraqitje dhe 44 asiste.

Në anën tjetër, Ibrahimovic, tashmë i pensionuar, me Suedinë kishte shënuar 50 gola pas 100 ndeshjeve, derisa i vari atletet me 61 gola, 109 ndeshje e 17 asiste.

Duke parë se Neymar është vetëm 27-vjeçar, braziliani mund të arrijë rekorde e rekorde nëse vazhdon të qëndrojë në nivele të larta, ashtu siç kanë mahnitur botën tash e më shumë se një dekadë Messi dhe Cristiano. /Gazeta Express/

BURIMI: https://www.gazetaexpress.com/sport/