28 Shkurt 2019 / 22:24
Analisti Xhelal Neziri i ftuar në emisionin “Rruga drejt” në Alsat përballë kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, tha se opozita shqiptare dhe ajo maqedonase duhet të jetë shembull në nivel lokal sepse i zgjedh kuadrot më të mirë dhe të lihet një herë e mirë anash nepotizmi.
Opozita në këtë rast, Aleanca për Shqiptarët, por edhe opozita maqedonase, duhet të jetë shembull në pushtetin lokal sepse i zgjedh kuadrot më të mirë, sidomos kur bëhet fjalë për arsimin. Pasi rrënimi i arsimit, rrënimi i shëndetësisë me punësime partiake dhe familjare, janë rrënim i dy shtyllave të shoqërisë- tha analisti Xhelal Neziri.
Loading…