Nga 2008 deri në 2018: Kështu do të ishte sikur vetëm mesfushorët do ta fitonin ‘Topin e Artë’

Nga 2008 deri në 2018: Kështu do të ishte sikur vetëm mesfushorët do ta fitonin ‘Topin e Artë’

Nga 2008 deri në 2018: Kështu do të ishte sikur vetëm mesfushorët do ta fitonin ‘Topin e Artë’

A e keni menduar ndonjëherë se si do të ishin fituesin e ‘Topit të Artë’, nëse vetëm lojtarët mesfushorë do ta fitonin këtë trofe individual.

Gara për ‘Topin e Artë’ ka qenë garë në mes të vetëm dy lojtarëve për një dekadë.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo e fituan nga pesë herë secili topin e artë, me shumë meritë, por duke i hequr ‘emocionin’ atij trofeu të rëndësishëm individual.

Ishte Luka Modric ai i cili këtë vit ndërpreu ecurinë e dyshes, duke fituar ‘Topin e Artë’ pas një sezoni të mirë të Real Madrid dhe të kombëtares së Kroacisë.

Por, si do të dukeshin fituesit e këtij trofeu nga viti 2008 – 2018, nëse vetëm mesfushorët do ta fitonin?

Më poshtë lajmi.net ua përcjell renditjen nga ‘dreamteam’.

2008: Xavi – Ndjekës: Leite Kaka dhe Steven Gerrard – Realisht, Xavi kishte përfunduar në pozitën e pestë atë vit.

2009: Xavi – Ndjekës: Anders Iniesta, Leite Kaka – Realisht, Xavi përfundoi në pozitën e tretë atë vit.

2010: Andres Iniesta – Ndjekës: Xavi, Ëesley Sneijder – Realisht, Iniesta përfundoi në pozitën e dytë atë vit.

2011: Xavi – Ndjekës: Andres Iniesta, Mesut Ozil – Realisht, Xavi kishte përfunduar në pozitën e tretë atë sezon.

2012: Andres Iniesta: Ndjekës: Xavi, Andrea Pirlo – Realisht, Iniesta përfundoi në pozitën e tretë.

2013: Franck Ribery: Ndjekës: Andres Iniesta, Arjen Robben – Realisht, Ribery përfundoi në pozitën e tretë.

2014: Arjen Robben: Ndjekës: James Rodriguez, Toni Kroos – Realisht, Robben përfundoi në pozitën katër.

2015: Eden Hazard: Ndjekës: Andres Iniesta, Yaya Toure – Realisht, belgu përfundoi si i teti në listë.

2016: Riyad Mahrez: Ndjekës: Paul Pogba, Arturo Vidal – Realisht, Mahrez përfundoi në pozitën shtatë.

2017: Luka Modric: Ndjekës: N’Golo Kante, Isco – Realisht, kroati përfundoi në pozitën pesë.

2018: Luka Modric: Ndjekës: Eden Hazard, Kevin De Bruyne: Modric edhe doli fitues këtë vit.

Nga kjo renditje shihet qartë se dyshja Iniesta – Xavi kanë dominuar mesfushën për një periudhë të konsiderueshme në vitet e fundit të futbollit evropian. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS