Nga artisti që ka “rënë nga fiku”, deri tek ai që s’do bashkëpunonte kurrë, Tayna flet troç para publikut

Nga artisti që ka “rënë nga fiku”, deri tek ai që s’do bashkëpunonte kurrë, Tayna flet troç para publikut
Tash esht Koha

E ftuar në “Shiko kush luan”, Tayna i tha të gjitha çfarë mendonte për kolegët. Gjatë lojës “Paintball”, ajo u vendos përballë fotove të disa prej kolegëve të saj, duke shënjestruar secilin sipas pyetjeve të drejtuara. Tayna shënjestroi fotot e vendosura përballë saj, duke zbuluar shumë për mendimin e saj rreth kolegëve. Sipas Taynas, Loredana është në kulmin e karrierës, megjithatë ajo do të dëshironte një bashkëpunim me Mozzik. Po ashtu, ajo ka zbuluar se Ledri Vula është reperi që pëlqente më shumë para se të bëhej e famshme. Për Majkun, Tayna ka thënë se “ka rënë nga fiku”, si dhe e ka shënjestruar sërish si kolegun që i uron më shumë fat në 2020-tën, pasi 2019-ta nuk rezultoi të ishte me fat për të. Me kë nuk do të bënte kurrë një bashkëpunim Tayna? Sipas reperes, këngëtari që ajo nuk do të bënte asnjëherë një bashkëpunim dhe që ka tekstet më të dobëta është Onat.





Tash esht Koha
TAGS