Nga Çekia, kështu e surprizoi bashkëshorti Afërdita Dreshajn

Nga Çekia, kështu e surprizoi bashkëshorti Afërdita Dreshajn

Afërdita Dreshaj tash e disa ditë është në pushime në Florida bashkë me motrën e saj.

Gjatë kësaj kohe duket se modelja shqiptare po i mungon bashkëshortit të saj, hokeistit çek, Jakub Kindl, shkruan lajmi.net.

Me anë të postimeve të publikuara në Instagram, Dreshaj tregon se u befasua nga bashkëshorti me një kartolinë dhe me një buqetë me lule.

“Zemra ime më ka surprizuar këtë mëngjes nga Praga”, ka shkruar Afërdita teksa në letër shkruan: “Më mungon gruaja ime, shoqja ime – Jakub”.

Theksojmë se, Afërdita dhe Jakub kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në qershor të vitit të kaluar. /Lajmi.net/

TAGS