Situata e shkaktuar nga përhapja e virusit korona, do të ketë pasoja të shumanshme. Sipas zyrtarëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ekonomia botërore do të përballet me krizën më të rëndë që nga depresioni i madh i vitit 1929, të cilët thonë se situata e shkaktuar nga përhapja e virusit korona kërkon një përgjigje masive për rimëkëmbjen ekonomike. Kryetarja e FMN-së për Maqedoninë e Veriut, Kristalina Georgieva, ka shprehur shqetësim se rënia ekonomike në nivel global do të jetë negative në vitin 2020 dhe se 170 nga 180 anëtarë të FMN-së do të kenë rënie të të ardhurave ekonomike për kokë banori. “Ekzistojnë shumë pasiguri në lidhje me perspektivën, kohëzgjatjen e pandemisë dhe pyetjen nëse situata mund të përkeqësohet,” u shpreh ajo. Ekspertët e FMN-së presin një rimëkëmbje të pjesshme të ekonomisë botërore vitin e ardhshëm, me supozimin se kriza shëndetësore do të zhduket, duke lejuar bizneset që të fillojnë me punë pas heqjes së masave restriktive.
Sipas raportit të fundit ekonomik të Bankës Botërore, pritet që të kemi rënie ekonomike për vitin 2020 dhe ajo parashikohet të jetë mes – 1.4 dhe – 3.2 për qind, e cila siguron një skenar bazë dhe një skenar të pafavorshëm për sa i përket pasigurisë së lartë që sjell pandemia. I gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor, pritet që të ketë përafërsisht këtë rëni. Skenari themelor është që epidemia në Europë do të fillojë të ngadalësohet sa duhet për të hequr masat e kufizimit deri në fund të qershorit dhe për një shërim gradual të fillojë në gjysmën e dytë të vitit 2020. Skenari i pafavorshëm supozon se epidemia vazhdon dhe masat e kufizimit mund të ngrihen vetëm në fund të gushtit, dhe aktiviteti ekonomik mund të rikthehet vetëm në tremujorin e fundit të vitit 2020.
EKONOMIA E VENDIT NUK TË PËRBALLOJ EFEKTET NEGATIVE NGA PANDEMIA
Në bazë të ekonomistëve dhe ekspertëve vendor, thonë se ekonomia vendore, e cila është tashmë shumë e brishtë, nuk mund të mbetet imune ndaj zhvillimeve ekonomike botërore dhe sqarojnë se zhvillimet e tanishme në vendin tonë, pa mëdyshje, e konfirmojnë këtë dyshim. Ata shtojnë se kriza mund të jetë më e zgjatur dhe të ketë një lëvizje ciklike, e cila do ta mbajë vendin në recesion, mbase në dy ose tre vitet e ardhshme. Prandaj, sipas tyre, është e nevojshme që institucionet kompetente të marrin masa sa më shpejt dhe me efektivitetin e tyre ta parandalojnë që vendi të hyjë në një recesion dhe në depresion financiar të thellë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Studiuesi i ekonomisë, Dr. Sami Bislimi, për gazetën KOHA, ka thënë se është e pamundur që ekonomia e vendit të përballoj efektet negative nga pandemia e virusit korona dhe atë, jo vetëm nga fakti se, kemi të bëjmë me ekonomi të dobët dhe me kapacitete të kufizuara prodhuese, por sipas tij, edhe pse jemi të varur nga rrjedhat ekonomike në tregun e BE-së. “Pa dyshim, ekonomia e vendit do të përballet me recesion ekonomik në përmasa më të mëdha se që parashikohet, implikimet negative nga virusi korona do t’i ndjejmë edhe në periudhën e ardhshme dhe nuk ka restartim të menjëhershëm të ekonomisë në tërësi”, mendon Bislimi. Ai thotë se dëshiron të mos ketë të drejtë, por sipas tij, do të ballafaqohemi me normë të recesionit prej së paku 10 për qind në nivel vjetor, sepse ai thotë se kemi zvogëlim të fondeve blerëse nga njëra anë, si dhe zvogëlim të kërkesës nga tregu i jashtëm, nga ana tjetër.
Sipas eksperteve, nëse nuk duam të kemi një rritje të papunësisë, siç nuk kemi parë vitet e fundit, atëherë shteti do të duhet të krijojë vende pune, dhe jo vetëm të përpiqet t’i shpëtojë ato në sektorin privat.
GJYSMË MILIARDI EURO NGA BUXHETI PËR ZHVILLIMIN PAS-KORONËS
Në total prej 550 milion euro nga buxheti, ose 5.5% e Bruto Prodhimit Vendor (BPV), është vlera e cila është parapara nga Qeveria për tejkalimin e krizës shëndetësore që e shkaktoi virusi korona. Dëmet ekonomike u shkaktuan nga masat restriktive, siç ishin mbyllja e shumë bizneseve me qëllim që të mos përhapet virusi korona. Qeveria ka përgatitur disa masa ekonomike ku parashikohet që të ndihmohen ndërmarrjet vendore dhe të stimulohet konsumi privat, me qëllim që të kalohet sa më lehtë kriza ekonomike. Sipas masave të Qeverisë, nga buxheti i shtetit janë ndarë fonde për ndërmarrjet vendore që të paguhen rrogat e punëtoreve. Secila ndërmarrje, në varësi të numrit të të punësuarve, ka marrë nga tre mijë deri në 30 mijë euro. Ndërmarrjet të cilat i kanë plotësuar kushte, tani më vetëm se nga Qeveria ua ka lëshuar pagat e punëtoreve. Sipas njoftimit të Qeverisë, mikro ndërmarrjet, deri në 10 të punësuar, kanë marrë kredit tre deri në pesë mijë euro, kompanitë e vogla me 10 deri 50 punonjës kanë marrë kredit nga 10 deri në 15 mijë euro dhe kompanitë e mesme me 50 deri në 250 të punësuar kanë marrë kredit nga 15 në 30 mijë euro. Ndërkohë, masat tjetra të Qeverisë ka përfshirë qytetarët të rrezikuar ekonomikisht. Sipas njoftimit nga Qeveria, rreth 100,000 qytetarët të cilët kanë të ardhura deri më 15.000 denarë dhe të pa punësuarit, do të përfshihen në kartelat pagesore nga 9.000 denarë për blerjen e produkteve vendore. Gjithashtu është paraparë dhe kuponët prej 9,000 denarë për turizmin vendas, të cilat gjithashtu synojnë rreth 100,000 qytetarë me të ardhura nën pagën minimale dhe të pa punët. Fundjava pa TVSH për të gjithë qytetarët, që do të blejnë produkte vendore, gjithashtu është paraparë edhe kompensim monetar për të gjithë ata që humbën vendin e punës në mars dhe prill. Kryeministri teknik, Oliver Spasovski, sqaroi se këto masa priten që në një afat të shkurtër dhe të mesëm të realizohen dhe të inkurajojmë rimëkëmbjen më të shpejtë të ekonomisë vendore.
“Paketa e tretë e masave ekonomike do të bëjë të mundur ringjalljen e ekonomisë vendore përmes mbështetjes së drejtpërdrejt për qytetarët dhe ekonominë. Këto janë masa për një ekonomi të re, në zhvillim, përmes së cilës ne do të rrisim konsumin privat dhe do të stimulojmë mbrojtjen, promovimin dhe rritjen e furnizimit të brendshëm ekonomik. Me ekonominë e re të zhvillimit, ne do të rrisim konkurrencën tonë, si në rajon ashtu edhe më gjerë, ka thënë Spasovski. Ministrja e Financave, Nina Angelovska, beson se përveç qytetarëve, është thelbësore që masat të përfshijnë shumë biznese në mënyrë që ata të mund të kalojnë sa më lehtë problemet në periudhën e pas krizës shëndetësore të virusit korona. “Për herë të parë do të prezantohet një skemë e garancisë shtetërore përmes Bankës Zhvillimore, e cila tashmë është themeluar në shumë vende europiane, dhe së fundmi në Serbi dhe Shqipëri”, theksoi ajo.
Me rebalancin e buxhetit, janë investuar 25 milion euro shtesë në programin “Kovid” të Qeverisë dhe disa mjete prej tyre do të drejtohen për garancinë shtetërore, dhe jo vetëm për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, por për të gjitha kompanitë që do të kenë nevojë për fonde për të rritur konkurrencën dhe konsumin si dhe për t’u lidhur përsëri me tregjet që mund të kenë humbur. (koha.mk)