Me 17.10.2019 në ora 18.45 në vendkalimin kufitar ‘Deve Bair’ është arrestuar S.A.(40) nga Republika e Turqisë, i cili ka qenë duke e drejtuar veturën e tipit “Volvo” me targa nacionale turke, transmeton Almakos.
Gjatë kontrollit policor është konstatuar dokumenti fals kartoni i gjelbër ndërkombëtar. Ai është dorëzuar te zyrtarët policor në Kriva Pallankë për procedurë të mëtutjeshme.