Nga punëtor llaçi te shitës rruge, sakrifica e futbollistit në kohën e pandemisë: Bëj gjithçka për të ushqyer familjen!

Nga punëtor llaçi te shitës rruge, sakrifica e futbollistit në kohën e pandemisë: Bëj gjithçka për të ushqyer familjen!

Kriza ekonomike e shkaktuar nga përhapja e Koronavirusit, ka vështirësuar jetën e miliarda njerëzve në botë. Shtresat e varfra janë më të prekura nga kjo pandemic, por jo vetëm ku as futbollistët nuk janë të përjashtuar nga kjo tronditje e ekonomisë.





Mbrojtësi i klubit Benu Suef në ligën e nivelit të dytë të futbollit në Egjipt, Mahrous Mahmud, në këto kohë pandemie ka punuar si shitës në rrugë për t’i siguruar ushqim familjes së tij.

Duke qenë se klubet sportive në Egjipt kanë qenë të pezulluara prej afro 2 muajsh, klubi ua uli pagat lojtarëve. 28-vjeçarit iu zbritën rreth 200 dollarë nga paga e tij mujore. Dhe për t’i siguruar ushqim familjes së tij, ai i ka bërë disa punë të ndryshme: ka punuar në ndërtim dhe në një furrë, si dhe ka shitur ëmbëlsira për Ramazan në rrugët e Mafalutit, një qytet 350 kilometra në jug të Kajros.

“Unë bëj çfarëdo pune për t’i ushqyer ata. Askush nuk është imun, por njerëzit si unë dhe familja ime duhet të mbijetojmë”, ka thënë Mahmud.

Futbollisti gjeti punë si punëtor në ndërtim, ku paguhet 7 dollarë në ditë, por ai mund ta bëjë atë punë vetëm dy ditë në javë pasi që ditëve të tjera është i zënë duke punuar në një furrë.

28-vjeçari është duke punuar në mënyrë që të sigurojë ushqim për vete, prindërit dhe vëllain e tij më të vogël, pasi babai i tij e ka pasur të pamundur të punojë shkaku i problemeve me zemër. Një sakrificë tepër e çmuar kjo e futbollistit që ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave botërore.

TAGS