Nga sakrifica më e madhe për dashurinë te vlerësimi i tij për vajzat, rrëfimi i sinqertë i Fatmir Hysenbelliut

Nga sakrifica më e madhe për dashurinë te vlerësimi i tij për vajzat, rrëfimi i sinqertë i Fatmir Hysenbelliut

Fatmir Hysenbelliu, ish-futbollisti i Tiranës, Partizanit dhe Dinamos, i ftuar në emisionin “Glamour” ka rrëfyer më tepër rreth jetës së tij .





Ndër të tjera, Hysenbelliu tregoi për cilësitë që do të donte të kishte personi me të cilin do të ndërtojë jetën. Ai u shpreh se pamja e jashtme e një femre është ajo që e tërheq fillimisht, mirëpo pas 2-5 minutash me një person, kupton se më e rëndësishme është bagazhi që ka.

INTERVISTA:

Në 7 zgjohesh apo je në punë?

Në punë, sapo hap zyrën normalisht. Ka kohë që zgjohem dhe në 06:30, sepse po bëj një fazë rehabilitimi pas një operacioni që kisha në gju. Kryej fizioterapinë dhe pastaj shkoj në zyrë. Por kur shkoja në zyrë, zgjohem në 07:00, por shkoj në 08:30, 09:00, nuk kam një orar fiks.

Cila është gjëja e parë që mendon kur zgjohesh?

Gjëja e parë është shëndeti, shëndeti i gjithë familjes. Është një gjë që çdo person besoj se mendon në mëngjes. Mirëqenia ekonomike dhe gjërat e tjera ikin e vijnë, por e rëndësishme është të jesh mirë fizikisht dhe të kesh një familje të shëndetshme dhe të kesh harmoni në familje.

Në dukje një person që i ke të gjitha, po çfarë të mungon në të vërtetë?

Një gjë që s’kam është se momentalisht nuk kam një të fejuar, ose grua, ose të dashur aktuale. Jo se jam në kërkim, jam një person që mendoj se gjithçka vjen me kohën dhe më mirë kur vjen me kohë, se t’i shtysh gjërat me zor, por jam dhe në moshë të re. Nuk e kam te mosha, se mund të lidhesh e martohesh edhe 23 vjeç, por ndihem mirë, me familjen, ekonomikisht, fizikisht, me shoqërinë. Ditë për ditë lutem që kjo gjë të jetë përgjithmonë, ose të zgjasë sa më shumë, se kjo është më e rëndësishmja.

Aktualisht je single?

Po. Prej katër vitesh. Dmth, duke mos pasur një lidhje stabël, të dalësh me një person publikisht, me familjen.

I referohesh Anxhelinës?

Po, ajo ka qenë e dashura e fundit. Ruajmë raporte të mira, edhe familjet, motra ime është mikeshë me motrën e Anxhelinës, të dyja kanë fëmijë të vegjël dhe kur kanë fëmijët ditëlindjen ftohen, pra kanë harmoni. Por, mos më pyet nëse do kthehemi bashkë, se kur diçka mbyllet, s’besoj se duhet të hapet më, sepse jeta vazhdon përpara. Dikush më tha para një jave se kur ke katër vjet lidhje, pastaj vjen ndarja, pra duhet të presësh katër vjet.

Pse mbetët miq ju?

Ne kemi pasur një ndarje shumë normale, nuk jemi zënë apo kemi pasur diçka më madhore, thjesht distanca. Nuk ka qenë as tradhtia, por thjesht distanca, që e kemi akoma, ndaj kemi ngelur miq. Ndarja nuk ka qenë e lehtë, normalisht. Sot ti ke një qen, një mace në shtëpi dhe kur nuk e ke më ndjehesh keq, jo më të kesh një njeri. Ne rrinim shumë bashkë, lidhja jonë filloi në distancë, unë luaja futboll në Itali, ajo rrinte në Amerikë. Pastaj, ajo u kthye në Shqipëri, erdha edhe unë, por ajo iku sërish, dhe këtu filloi distanca.

Je xheloz?

Kam qenë, por kam kuptuar se xhelozia ta shkatërron një lidhje, dhe unë nuk kam qenë në atë pikë. Besoj se nëse nuk ka xhelozi në të dyja palët nuk ka dashuri. Edhe një person që nuk të pyet ‘me kë je, me kë s’je’, s’po them të të kap telefonin të të shoh mesazhet, duhet ta ketë besim, por njëfarë interesi të ketë, se dhe një person që s’të merr nga mëngjesi deri në darkë, ka diçka që s’shkon. Mendoj ndonjëherë kur krijojmë një lidhje gabim nga të dyja palët, kur mashkull të mos ketë shoqe, dhe pastaj kur ti ke shokë klase ose punë, thua ‘kush është ky, e ai’ dhe këtu nisin skenat e xhelozisë.

Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për një femër?

Kisha një kontratë futbollistike në Itali dhe e lashë, u ktheva në Shqipëri, mund të kthehesha sërish, por thashë do rri dhe 6 muaj këtu. Aty mori dishezë karriera futbollistike, duke u përplasur me të gjitha gjërat e këqija që ka futbolli në Shqipëri. Pra, lashë Italinë, disa kolegë që kisha në ekipin tim dhe nuk ishin në nivelin tim, sot luajnë me ekipe të mëdhaja. Por, nuk pendohem për këtë.

Çfarë të mërzit ty, se dukesh tip shumë i qetë?

Kur isha i vogël, isha tip shumë i hapur, shumë i dashur, dhe shpesh zhgënjehesha, dhe kjo të bën më të fortë edhe kur rritesh.

Të ka ndodhur të ketë krijuar një femër lidhje me ty për interes?

Normalisht që më ka ndodhur. Është shoqëri agresive sot, në gjithë botën, jo vetëm në Shqipëri, që është vështirë t’i njohësh njerëzit.

Cili ka qenë momenti më i vështirë në jetën tënde?

Po ha më mirë specin, se nuk po më vjen.

Cila ka qenë aventura më e çmendur e jetës së natës?

Negative është kur zihesh. Ndodh të kemi qenë me ekip futbolli, ndodh një keqkuptim nga xhelozia, dikush gjuajti me shishe, dhe një shok i imi i ra badigardit, në vend që t’i gjuante atij. Dhe aty u bë nami. Pozitive, kur kam qenë n Angli, isha duke dalë me personin që po njiheshim, u bëmë aq tapë, sa nuk morëm vesh ku ishim.

A do martoheshe me një femër, që lidhja do të fillonte me një “one night …”?

Nëse do më pyesje para 5-6 vitesh, mentaliteti i shqiptarëve, që duhet të marrësh një vajzë të virgjër, që s’ka pas lidhje, sot është koha kur njeriu duhet të rri me atë që ndjehet mirë. Duhet të kesh një person që të kesh kimi, pra të marrësh një person që t’i ndihesh mirë, jo familja apo shoqëria jote, se në fund të fundit ti do të jetosh me të.

A do martoheshe me një person, nëse nuk do donte familja jote?

Do doja të zgjidhja dikë, që të bënte krenarë mamanë time babanë, ashtu si motra ka marrë një person që na bëri krenarë të gjithëve, por jetës nuk i dihet, dashuria të bën të verbër. Nëse nuk e ka qejf, s’do flas me familjen.

Cili ka qenë femra më e fiksuar pas teje, çfarë ka bërë për ty, e çmendur pas teje?

Ka raste çmendesh duke më bërë qejfin, ose duke më bezdisur. Ka pas raste, kur një person që as nuk e njihja, filloi të më çonte mesazhe të ndryshme ‘ti je më i miri, ti je i imi’. E bllokoja, por vazhdonte prapë. Unë nuk e fik asnjëherë telefonin natën, ky person më merrte në darkë, më bezdiste, më thoshte kush ishte, më çonte lule, çokollatë, bizhuteri. Vinte në ambientet ku isha unë, nuk fliste, rrinte aty përballë. U bë deri në atë pikë e bezdisur, sa bëra denoncim. Është e frikshme. Pastaj, familjarëve, njerëzve të mi, ju çonte mesazhe ‘do të vras, do të bëj…’. Nëse isha jashtë dhe bëja një story, hynte në lidhje me gjithë lokalin, dhe e gjente ku isha. Të bëhesh në këtë pikë e bezdisur, është e neveritshme, e shpifur. Unë nuk e njihja fare. Më e forta ishte se më thoshte ‘në këtë orë, ti ke qenë në filan vend, më ke ngacmuar…’.

U trembe ndonjë cik?

U tremba, se këta njerëz ndonjëherë duhen pasur kujdes, se mund t’iu ikë dhe truri dhe të bëjnë ca veprime…

Sa zgjati kjo periudha e ndjekjes?

Mbi një vit.

E zgjidhi policia?

E mori personin në telefon, por mohoi, tha ‘s’kam pas lidhje’. Në fakt, në instagram kisha harruar numrin e telefonit dhe për 10 sekonda e kishte marrë ajo dhe një femër tjetër.

Dukesh shumë tip i qetë dhe e merr jetën me sportivitet. Ke qenë ndonjëherë në depresion apo për çfarë ke vuajtur?

Nuk kam qenë në depresion. Nuk kam vuajtur shumë, por s’më pëlqejnë ato padrejtësitë. Jam rritur me një frymë, që e mendon botën shumë të drejtë dhe nuk e di që ka dhe njerëz të padrejtë dhe këtë e vuan ndonjëherë. Kështu që ndonjëherë s’duhet ta mendosh botën shumë të drejtë.

Cila është padrejtësia më e madhe që të ka bërë dikush?

Padrejtësia më e madhe është kur lë familjen, prindërit, për atë që ke pasion, që ti bëhesh gjak, dhe s’të jepet ajo që meriton. Ti jepje maksimumin dhe të takonte diçka tjetër.

Je shumë mik me Pamela Anderson, Christina Milian. Cili është sekreti yt që krijon miqësi me këto femra, që duken të vështira?

Nuk janë të vështira, thjesht energjia që iu jep, muhabetet që bëhen, kimia, shoqëria e përbashkët. Një person nuk rri me ty se ke lekë, flasim për jashtë shtetit, lekë, pamje ose famë. Nëse ndjehen mirë në shoqërinë tënde, shoqëria vazhdon gjatë.

Cila është femra më e famshme me të cilën e pasur lidhje?

Nuk më pëlqen kjo pyetje. Edhe kur isha i vogël më pyesnin kë do më shumë mamin apo babin, por secili ka vendin e vet. Edhe femrat kështu.

Më përshkruaj femrën ideale?

Impakti i parë është pamja e jashtme, të jetë një pamje e kuruar. Të lindësh e bukur është diçka, por të kurosh veten, të merresh me palestër, joga, është diçka që secili e ka në dorë. Nuk ka pse të mos gjesh një orë në ditë, që të jesh në aktivitet fizik. Ajo që është më e rëndësishmja, pasi e shoh nga pamja e jashtme, është se çfarë bagazhi ka. Edhe pse mund të jetë shumë e bukur fizikisht, pas 2-5 minutash, mënyra e të folurit, e të menduarit, më bën të mos kem më interes për këtë person. Nëse një person nuk është shumë i zgjuar ose të mos ketë shumë nivel intelektual, që unë pretendoj … ka shumë raste që shumë persona që nuk janë shumë paraqitëse fizikisht, më tërheqin më shumë, sepse kanë një bagazh më të gjerë.

TAGS