Ngecje në zbatimin e ligjit për gjelbërimin urban

Ngecje në zbatimin e ligjit për gjelbërimin urban

Një vit pas miratimit të ligjit për gjelbërim urban, zbatimi i tij thuajse nuk po vërehet askund. Partia për ripërtëritje demokratike kërkojnë harmonizim të ligjit me dispozitat e ligjit për gjelbërim urban me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve në mjediset urbane.

Në nivel të Planit gjeneral urbanistik duhet të projektohet  minimum 25 metër katrorë gjelbërim për çdo banorë, minimum 20 % gjelbërim në parcelë ndërtimi,  gjithashtu Kadastra e gjelbër të formohet dhe mbrojtje të druve, posaçërisht të mostrave kapitale, ato të cilat janë me përmasa më të mëdha se 40 cm dhe gjatësi 1.5 metra. Këto janë dispozitat kryesore të Ligjit që mbrojnë gjelbërimin dhe mundësojnë jetë cilësore dhe të shëndetshme të qytetarëve- deklaroi  Maja Moraçanin  kryetare e PRD-së.

Nga Ministria e Ekologjisë pranojnë se një vit pas miratimit të ligjit, nuk janë vërejtur dallime pozitive. Dikasteri i ekologjisë pritet të miratojë Rregulloren për gjelbërim urban si plotësim shtesë të dispozitave ekzistuese të ligjit për planifikim urbanistik me qëllim që në zonat e ndotura të krijohen sa më shumë hapësira gjelbëruese.

Kështu për shembull, gjatë përpunimit të Planit gjeneral urbanistik siç thotë Ligi dhe tash e konfirmon rregullorja për gjelbërim urban, duhet të bëhet strategji për zhvillim të gjelbërimit. Me këtë strategji do të sigurojmë që në qytetet ku kemi zona të ndotura, nuk kemi ajrosjes të mjaftueshme do të mundohemi të instalojmë gjelbërim të ri, ta zgjerojmë atë ekzistuese në hapësira të degraduara dhe të shkatërruar dhe në këtë mënyrë të kontribuojmë në uljen e ndryshimeve klimatike dhe përmirësimin e mikroklimës së përgjithshme në qytet- tha Ana Petrovska, Ministria e Ekologjisë

Ligji për gjelbërim urban i miratuar në janar të vitit të kaluar obligon për përpunimin e kadastrës të gjelbër në qytet, gjegjësisht regjistrim të tërë gjelbërimit, me numër, lloj dhe gjendje. Standardi i paraparë me ligj është  25 m² për kokë banori hapësirë gjelbëruese, për të gjithë planet e ardhshme urbanistike, por edhe së paku 20% hapësirë gjelbëruese në çdo parcelë ndërtuese, varësisht nga qëllimi dhe lokacioni. Organizata botërore e Shëndetësisë rekomandon që gjatë planifikimit urbanistik të respektohen standardet për gjelbërim në kokë banori dhe atë 50 metër katror si maksimum dhe 9 metër katror minimum gjelbërim për çdo banor.

Melihate Rustemi