Ngjarja e rëndë në Kombinat/ Meta: Jam i shokuar, të ngarkohen me përgjegjësi fajtorët

Ngjarja e rëndë në Kombinat/ Meta: Jam i shokuar, të ngarkohen me përgjegjësi fajtorët

Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës për media, foli ndër të tjera dhe për ngjarjen e rëndë në Kombinat që tronditi opinionin publik, ku nëna dhe një vajzë e saj ndërruan jetë, pasi besonin në ringjallje.



Meta u shpreh se është shokuar nga ngjarja, ndërsa shtoi se shpreson që çështja të ndiqet deri në fund, dhe  fajtorët të ngarkohen me përgjegjësi.

“Jam i shokuar nga ai lajm që ka tronditur opinionin publik. Shpresoj që cështja të ndiqet deri në fund dhe të ngarkohen me përgjegjësi të gjithë personat që mund të kenë faj”, tha Meta.