Nike po lanson atletet e reja, të dizajnuara sipas personazheve të filmave vizatimorë

Nike po lanson atletet e reja, të dizajnuara sipas personazheve të filmave vizatimorë
23:58 | 20 Korrik 2019

Brendi i njohur botëror, Nike, po vjen me një projekt të ri, të jashtëzakonshëm.

Një nga brendet më të njohura të veshjeve sportive, Nike, është duke u përgatitur për lansimin e atleteve të reja, me një dizajn që nuk jemi mësuar t’i shohim më parë.

Nike po planifikon që të lansojë atletet e dizajnuara sipas personazheve të filmave vizatimorë; Sfungjerit Bob (SpongeBob) dhe Yllit Patrik (Patrick the Star), transmeton lajmi.net.

Ky dizajn do të përdoret në atletet ‘Nike Kyrie’, të basketbollistit Kyrie Irving.

Atletet pritet të lansohen më 10 gusht, dhe çmimi i tyre do të shkojë deri në 130 dollarë. /Lajmi.net/

TAGS