Niki Lauda lirohet nga spitali

Ai konsiderohet si një ndër garuesit më të mirë njeh historia e veturave të shpejta – Formula 1.

Niki Lauda është liruar nga një spital në shtetin austriak, ku u trajtua për një grip.

Ish-garuesi i Formula 1, 69-vjeçari u sëmur gjatë pushimeve të Krishtlindjeve në plazhet e Ibizas.

Ai u pranua urgjentisht në spital në Vjenë gjersa gjatë ditës së sotme u lirua për në shtëpi pas trajtimit.

Kujtojmë se Lauda fitoi titujt e kampionatit në Formula 1 me Ferrarin dhe McLaren në vitet 1975, 1977 dhe 1984.

Që nga viti 2012, ai e ka ndihmuar që me skuderinë e Mercedesit të shpallet pesë herë kampion Lewis Hamilton.

Lexo po ashtu:

Ndryshe, Lauda në shtegun e Nurburgringut kishte pësuar një incident të rëndë me Ferrarin, ku i ishte djegur bolidi, por që fatmirësisht ka shpëtuar pa shumë lëndime austriaku. /Telegrafi/

TAGS