Nikka do ta agjërojë Ramazanin 

Nikka do ta agjërojë Ramazanin 

Reperja Nikka nëpërmjet një postimi në Instagram ka treguar se do ta agjërojë Ramazanin, shkruan lajmi.net.

Ajo përveç se ka treguar se do të agjërojë i ka pyetur edhe ndjekësit e saj nëse do të agjërojnë apo jo.

“Unë do të agjëroj po ti?. Urimet më të mira e më të begata qofshin për ju; Ramazan i suksesshëm e i pranuar qoftë”, ka shkruar Nikka pranë postimit.

Ndryshe gjatë intervistave Nikka ka treguar shpesh e gjithmonë ka qenë një besimtare e devotshme, të paktën është munduar të jetë e tillë.

E gjatë një interviste për ‘Mirage’ ajo foli rreth karrierës muzikore dhe shumëçka tjetër. Intervistën mund ta shihni në videon që ua sjellim në vazhdim./Lajmi.net/

TAGS