Ish ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, tash deputet i Lidhjes Social Demokrate në një prononcim për News33 ka folur rreth punës që e pret përbërjen e re parlamentare në katër vitet e ardhëshme.
Dimitrov tha se Kuvendi do të përballet me sfida të shumta. Si qëllim kryesor e përmendi integrimin e vendit në strukturat e Bashkimit Evropian.
Kur u pyet për koalicionet, Dimitrov tha se është punë e cila u përket liderëve të partive politike.