7 Dhjetor 2018 / 22:43
Sonte në emisionin “360 Gradë”, gjatë debatit pas mbrojtjes së fundit të Aleksandar Vasilevski –Ninxhës, në rastin 27 Prillit dhe në pritje të ligjit të paralajmëruar për amnisti ku mundë të përfshihen një pjese e të akuzuarve në këtë rast. Ruzhica Nikollovska, avokate e njërit nga të akuzuarit deklaroi se është e mundur që për arsye politike një pjesë e të akuzuarve të falen nëpër mjet ligjit të paralajmëruar për amnisti.
Amnistia ose falja, para së gjithash amnistia ndodhë dhe mund të ndodhë për arsye të ndryshme. Arsye juridike, humaniste, ose thjeshtë keni falje edhe për arsye politike. Kjo është ajo që konsideroj se në këtë moment është duke ndodhur për shkak të situatës së shoqërisë, për shkak të interesave të shtetit dhe disa partive politike mund të vjen deri te një vendim i tillë. Dhe, e dini çka, ky është një akt i urtësisë politike.
Alsat
Loading…