Në më pak se tre vjet, ne kemi vërtetuar se mund të ndërtohet dhe investohet në tërë lindjen e vendit, e cila ishte harruar nga VMRO-DPMNE dhe regjimi, tha bartësi i listës së kandidatëve për deputetë nga koalicioni “Mundemi” në NJZ 3, Lupço Nikollovski gjatë vizitës së sotme në Koçan.
“Këtu në Kocan për digën Reçani, si pjesë e hidrocentralit Lumi i Orizares, ndërsa për të është folur në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar, ndërsa filloi të ndërtohet pikërisht në këtë mandat të LSDM-së. Ky objekt kapital, në vlerë prej rreth 30 milionë euro, po bëhet realitet dhe benefit për të gjithë rajonin e Koçanit. Me mandatin e ri të pastër të LSDM-së dhe koalicionit “Mundemi”, niveli i papunësisë në vend do të jetë njëshifror, sepse do të përfshijë 2.5 miliardë euro investime publike dhe 1.2 miliardë euro në investime private direkte me mbështetje serioze nga BE-ja dhe fondet e reja”, tha Nikollovski.
Pagat dhe pensionet, siç theksoi ai, do të vazhdojnë të rriten, ndërsa paga minimale do të jetë 20 mijë denarë.