Ditën e sotme ka nisur viti ri i shkollor edhe në Kosovë. Sipas mediave fqinje këtë vit ndryshe ngë vitet e tjera nxënësit do të futen në klasa me maska si dhe janë të detyruar që të mbajnë distancimin social dhe tw respektojne rregullat për parandalimin e Covid-19.
Sipas protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë, nxënësit dhe mësuesit duhet të mbajnë maska në ambientet shkollore dhe shkollat duhet të sigurojnë që të respektohet distanca e caktuar e sigurisë të paktën 1.5 metra.
Secilit nxënës si dhe personelit të shkollës duhet t’i bëhet matja e temperaturës përmes termometrit çdo ditë. Ndër të tjera autoritetet shtetërore të Kosovës kanë njoftuar se kanë shpërndarë gjysmë milioni maska nëpër shkollat e Kosovës.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka thënë se inspektorët sanitarë do të kontrollojnë nëse shkollat po respektojnë rekomandimet për mbrojtje nga koronavirusi.