Nisin bisedimet për rikthimin e Ibrahimovic në Serie A

Nisin bisedimet për rikthimin e Ibrahimovic në Serie A
15:40 | 2 Nentor 2019

Zlatan Ibrahimovic pritet të rikthehet në kampionatin italian Serie A.

Sulmuesi suedez ka përfunduar sezonin me skuadrën amerikane La Galaxy dhe në dhjetor do të mbetet lojtar i lirë.

E ardhmja e tij pritet të jetë përsëri në futbollin italian, më saktësisht tek skuadra e Bolognas.

Agjenti i suedezit, Mino Raiola ka filluar tanimë bisedimet me klubin italian për ta transferuar Ibrahimovicin si futbollist të lirë.

Në fakt bëhet fjalë për një kontratë 18 mujore që Ibra do ta nënshkruajë me Bolognan.

E klubi ku aktivizohet shqiptari Blerim Xhemaili do t’i paguajë një pagë prej tetë milionë euro për një vit e gjysmë gjigantit suedez.

Për Ibrahimovicin do të jetë një rikthim në Serie a, pasi më parë ka luajtur me Interin, Juventusin dhe Milanin

TAGS