Nivei i lartë i testosteronit nuk është i lidhur me autizmin

Nivei i lartë i testosteronit nuk është i lidhur me autizmin

Hulumtuesit tanimë e kanë aprovuar, që autizmi i prekë më shumë meshkujt sesa femrat. Në fakt sipas statistikave, djemtë janë 4 herë më shumë të rrezikuar nga autizmi në krahasim me vajzat, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Për këtë arsye, deri tani shkencëtarët kanë sugjeruar që ekziston një lidhje në mes të hormonit mashkullor-testosteronit dhe këtij çrregullimi.

Mirëpo, studimi i fundit i kryer nga një grup shkencëtaresh nga Universiteti Western në Londër dhe nga Universiteti I Pensilvanisë, nuk kanë gjetur ndonjë lidhshmëri në mes të nivelit të lartë të testosteronit dhe aftësive kognitive që lidhen me autizmin.

Çrregullimi i autizmit është një çrregullim zhvillimor, në të cilin fëmijët kanë vështirësi me komunikimin dhe sjelljen në raport  më të tjerët. Fëmijët zakonisht diagnostikohen me këtë çrregullim gjatë moshës 2-vjeçare.

Disa nga simptomat e para që i hasim tek fëmijët me këtë çrregullim janë: shmangia e kontaktit sy me sy me të tjerët, nuk përgjigjen kur i thërrasim apo lëvizje përsëritëse.

Sipas Qendrës për Parandalim dhe Kontrollim të Sëmundjeve, përafërsisht 1 në 59 fëmijë jetojnë me këtë gjendje.

Studimi i fundit i kryer nga Dr. Amos Nadler dhe ekipi i tij, kishte përdorur informacione të disa pjesëmarrësve, të cilëve iu kishin dhënë një lloj xheli që e rrit sasinë e testosteronit tek meshkujt. Në fund te studimit, shkencëtarët nuk kishin gjetur evidenca se tek këta meshkuj kishte filluar të zhvillohet ndonjë simptomë e autizmit.

“Ne ende nuk kemi arritur ta gjejmë shkaktarin kryesor të autizmit, mirëpo tani kemi evidenca për faktorët që nuk janë shkaktarë’. /Gazeta Express

TAGS