11 August 2018 / 10:52
Niveli i lumit Vardar në Veles këtë mëngjes tek pika matëse “Ura e Vjetër” ishte 60 centimetra. Në gjashtë gusht niveli ishte 58 centimetra, më shtatë gusht 55, kurse me tetë gusht niveli i ujit shënonte 52 centimetra.
Krahasuar me mesataren e gushtit të vitit të kaluar, niveli i Vardarit në Veles është rritur më shumë se dyfishi. Në gusht 2017 prej 1 deri më 10 gusht mesatarja shënonte 15 deri në 25 centimetra, informojnë nga DPHM shërbime profesionale e të cilëve monitorojnë rregullisht nivelin e Vardarit dhe lumenjve të tjerë në vend.