Diferenca kohore prej gjashtë vjetëve nga kryerja e krimit, ndërsa pa aktvendim të plotfuqishëm në gjykatë, e shpëtoi nga përndjekja penale ish-kryeministrin Nikolla Gruveski në lëndën “Trajektorja” për keqpërdorimet gjatë ndërtimit të autostradave Shtip – Milladinovcë dhe Kërçovë-Ohër.
Këshilli gjyqësor, me kërkesë të avokatit sipas detyrës zyrtare, i cili iu përcaktua Gruevskit, ka konstatuar vjetërsimin e rastit për shkak kalimit të gjashtë viteve nga vepra e kryer pa aktvendim të plotfuqishëm.
Gruevski u akuzua për “Pranim të shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm” për të cilën është paraparë dënim me burg prej një deri tre vjet.
Në lëndën “Trajektorja” akuzohen edhe ish-ministrat Mile Janakieski dhe Vladimir Peshevski dhe drejtori i Agjencisë së Rrugëve Shtetërore, Lupço Georgievski, për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare dhe për ato vazhdon gjykimi.