Alsat 2019-10-22T16:18:47+02:00
Një autobus i Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik-Shkup ka marrë flakë rreth mesditës në afërsi të fshatit Grushinë afër Haraçinës. Për fat të mirë nuk ka viktima apo të lënduar, por vetëm dëme materiale. Sipas informacioneve të marra nga NQP-Shkup, në automjet në momentin kur ka shpërthyer zjarri ndodheshin rreth 30 udhëtarë, të cilët janë evakuuar nga shoferi i autobusit. Sipas informacioneve të zjarrfikësve, shoferi i autobusit nuk ka arritur që me pajisjen kundër zjarrit që ndodheshe në mjet ta shuaj zjarrin dhe për këtë arsye ka telefonuar zjarrfikësit. Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të vënë nën kontroll flakët por nuk kanë arritur ta shpëtojnë mjetin, ai është djegur plotësisht. Autobusi ishte shumë i vjetër dhe në gjendje tejet të amortizuar.
Loading…