Sot në Prokurorinë Themelore Publike në Strumicë është dërguar një njoftim për një person i cili në pompën e benzins në fshatin Vasilevë, ka ofruar vaucerë për karburante për të votuar për një parti politike, transmeton Almakos.
Prokuroria dha urdhër për sigurimin e video kamerave, video incizimeve si dhe ndërmarrjen e veprimeve në vërtetimin e fakteve.