Një bojë flokësh… Dhurata e parë e Gjikos për Elitën paska qenë epike

Një bojë flokësh… Dhurata e parë e Gjikos për Elitën paska qenë epike

Elita Rudi, moderatorja shumë e dashur për publikun, ka treguar disa nga të pathënat e njohjes së saj me reperin Gjiko, me të cilin sot është e martuar.



E ftuar në emisionin “5 datat” Elita tha se fillimisht refuzonte ta takonte, ndërsa më pas ka ndodhur e papritura: takimi i tyre i parë ka zgjatur 8 orë. Po ashtu, ajo zbuloi dhuratën e parë që i ka bërë reperi, e cila ka qenë shumë epike. Dhurata e parë ka qenë një bojë flokësh, pasi Gjikos nuk i pëlqente Elita bjonde (siç ishte në atë kohë).

“Në fillim nuk doja ta takoja, e kam shtyrë disa herë takimin, thoja ‘Jo nuk dua ta takoj’. Nuk mendoja se do më jepte atë energji që më dha. Në takimin e parë mbetëm 8 orë bashkë. Edhe dhurata e parë e Gjikos ka qenë një bojë flokësh e donte t’i bëja të zeza e tani nuk më le t’i bëj më bjonde”, tha moderatorja.

 

 

TAGS