Një çiklist njëzet e katër vjeçar është lënduar rëndë nga goditja me automjet, ndërsa lëndime të rënda trupore ka marrë edhe një tetëdhjetë vjeçare. Fatkeqësitë kanë ndodhur në dy aksidente dje në Shkup, informon në buletinin e saj të rregullt, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Siç ka bërë të ditur MPB, në mesnatë është njoftuar se në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” me lëndime të marra nga aksidenti është sjell B.P (24) nga Shkupi. B.P mbrëmë rreth orës 22:15 derisa me biçikletë ka lëvizur në lagjen Ilinden është goditur nga një automjet i drejtuar deri tani person i panjohur i cili pas fatkeqësisë e ka lëshuar vendin e ngjarjes.
Sipas MPB-së, dje në orën 11:15 është njoftuar se në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” nga lëndimet e pësuara në aksident është sjell A.C (80) nga Shkupi. Të njëjtën ditë rreth orës 10:45 në udhëkrqyein e rrugës “Kemal Sejfulla”, “Vukovarska” dhe “Emin Duraku” gruaja është goditur nga një automjet i drejtuar nga deri tani person i panjohur i cili pas aksidentit ka braktisur vendin e ngjarjes.
Te të lënduarit janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Është bërë mbikëqyrje në vendin e ngjarjes nga ekipi i SPB Shkup dhe ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.