Një e punësuar në Poliklinikën Çair pozitive ndaj koronavirusit, bëhet dezinfektimi i objektit

Një e punësuar në Poliklinikën Çair pozitive ndaj koronavirusit, bëhet dezinfektimi i objektit

Një e punësuar në Poliklinikën Çair është e prekur nga koronavirusi dhe menjëherë është vendosur në izolim, me ç’rast është bërë edhe dezinfektimi i objektit, konfirmoi sot drejtori i Shtëpisë së Shëndetit – Shkup, Viktor Isjanovski.

Theksoi se deri më tani në Shtëpinë e Shëndetit Shkup me koronavirus janë infektuar gjithsej katër të punësuar.

“Në Shtëpinë e Shëndetit Shkup janë diagnostifikuar testime pozitive të katër personave edhe atë një telefoniste nga Poliklinika Çair, një infermiere nga Poliklinika Çento, një drejtues i Ndihmës Mjekësore Urgjente, si dhe një infermiere nga Vizitës shtëpiake. Për të gjithë këta persona është përcaktuar izolim shtëpie dhe është marrë anketë epidemiologjike”, tha dr. Isjanovski.

Shtoi se dezinfektim është bërë edhe në poliklinikat e tjera si edhe në Ndihmën Mjekësore Urgjente, ndërsa është vendosur që të punësuarit në Vizitën shtëpiake krahas pajisjes mbrojtëse të mbajnë edhe skafandra.