Një grusht majtistësh në Shkup protestojnë kundër NATO

Një grusht majtistësh në Shkup protestojnë kundër NATO

Një grup i qytetarëve dhe disa organizata në mënyr paqësore sot kanë protestuar para Kuvendit kundër NATO-s, në momentin kur Jens Stoltenberg ka mbajtur fjalim para deputetëve, njofton Almakos,

Pjesë e kësaj proteste ishte dhe Ish-deputetja Solza Grçeva, e cila në profilin e saj të fejsbukut u ka bërë thirrje publike qytetarëve t’i bashkangjiten për të mbrojtur emrin e Maqedonisë dhe dinjitetin e popullit maqedonas.

“I ftoj të gjithë përkrahësit e Zërit për Maqedoninë të bashkohen me mua në protestat nesër në orën 11 para Parlamentit. Kjo është pjesë e një iniciative më të gjerë. Le të themi qartë se kemi një emër: Republika e Maqedonisë. Atje do të ketë njerëz nga ideologji të ndryshme, por e përbashkëta është se duam ta mbrojmë emrin dhe dinjitetin e popullit maqedona, ka shkruajtur Grçeva në profilin e saj të fejsbukut.

Në këtë protest morrën pjesë dhjetra anëtarë dhe simpatizantë të partisë politike e Majta, e cila haptazi ka kundërshtuar anëtarsimin në NATO. Ajo konsideron se është e nevojshme zgjedhja e problemeve thelbësore në vend, varfëria dhe papunësia, dhe jo mashtrimi i qytetarëve me prioritete të rreme, siç është antarsimi në NATO.

„NATO është pakt luftarak, relikë nga luftërat e ftohta, dhe jo union i sigurisë ashtu si mendojnë ta quajnë apologjentët këtë pakt luftarak „ deklarojnë nga e Majta.

Sipas shkrimeve në transparent që i bartnin grupi i qytetarëve, një pjesë e qytetarëve protestojnë kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, kurse një pjesë e  mesazheve janë kundër ndryshimit të emrit të Republikës së Maqedonisë dhe pjesërisht kundër politikave të qeverisë së re.

Arbnora Memeti
Almakos.com