Një i vdekur në Vitomiricë të Pejës – policia jep detaje

Një i vdekur në Vitomiricë të Pejës – policia jep detaje

Policia ka njoftuar se të shtunën, me datën 13.04.2019. rreth orës 06:55 në rrugën ‘Selman Lajqi’ në fshatin Vitomiricë-Pejë, ka gjetur një person të shtrirë i cili dyshohet të jetë pa shenja jete.

Patrulla policore me të arritur në vendngjarje ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, në vend të ngjarjes ka arritur edhe ekipi mjekësor i cili ka konfirmuar vdekjen e viktimës, A.C. i lindur ( 1980) m/k/sh.

Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur njësitet relevante të Drejtorisë rajonale të policisë Pejë dhe prokurori i shtetit. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë të dërgohet ne IML- Prishtinë për obduksion dhe rasti cilësohet si ‘ Hetim i vdekjes’.

Pas një pune intensive të policisë rreth orës 13:30, një person është ndaluar dhe i njëjti është duke u intervistuar për veprën e shkaktuar ‘Aksident trafiku me fatalitet’, të ndodhur në rrugën e lartcekur rreth orës 01:30 të datës 13.04.2019, me ç’rast personit të dyshuar ju ka caktuar masa e ndalimit policor për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

Rasti është duke u hetuar nga Njësiti hetimor i komunikacionit rrugor dhe sektori rajonal për hetime në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit./Telegrafi/

TAGS