Një person ka vdekur, ndërkaq një tjetër është shpëtuar, pasi mbi ta ka rënë një ortek bore në Brezovicë.
Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosova Ilir Morina – Kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e mjedisit në Kosovës, i cili tha se një person ka vdekur ndërkaq tjetri është shpëtuar nga një zyrtar i agjencisë.
Për këtë ka njoftuar edhe Federata Skitare e Kosovës, sipas së cilëve orteku i borës ka rënë në vendin e quajtur “Folea e Shqiponjës”, ku kanë qenë duke skijuar dy personat.