Një ide e çmendur për të përfunduar kampionatin në Serie A

Një ide e çmendur për të përfunduar kampionatin në Serie A

Një vendim i çmendur mund të merret për sezonin e Serie A. Liga ka dëshirë që të mbyllë sezonin në fushën e lojës dhe kjo është arsyeja se pse të gjithë po mundohen të sjellin zgjidhje.

Skenari i fundit për përfundimin e kampionatit është që të gjitha ndeshjet e mbetura të luhen në Romë. La Repubblica shkruan se për të ulur udhëtimet dhe lëvizjet e shpeshta, ideja është që të gjithë klubet të vendosen në Romë dhe përrreth saj që të luhen të gjitha ndeshjet.

Skuadrat do të vendoseshin në një karantinë prej 45 ditëve dhe të përfundojnë kampionatin në fushën e lojës. Një ide e çmendur, por që mund të bëhet realitet.

MEDIAL.mk