4 March 2018 / 13:52
Të pish një kafe me fotografinë tënde sipër është trendi më i ri në botë. “Selficino” është një aparat i pazakontë kafeje i cili pasi mbush filxhanin me kafe në fund e dekoron atë me topografinë tuaj. Në fakt bëhet fjalë për një proces digjital printimi 3D brenda pak sekondash i cili lidhet me smartfonin e personit që përgatit kafen. Përmes një aplikacioni në telefon zgjidhet fotografia e preferuar dhe si përfundim kafja shërbehet në këtë mënyrë.
Me siguri ju keni parë fotografi të ndryshme të artit në kafe dhe gjatë gjithë kohës shikojmë edhe selfi. Pra ne vendosëm ti bashkojmë këto dy elemente pak art në filxhanin e kafesë me fotografinë tuaj – thotë Selim Morlevi nga kompania prodhuese.
Përveç se në kafe aparati është në gjendje të printoj fotografi edhe në disa lloje ushqimesh, si për shembull biskota. Në shumë lokale të Evropës tashmë janë shpërndarë Selficino të cilat kanë bërë bujë ttë madhe në rrjetet sociale dhe kan ndihmuar që lokalet të kenë më shumë ndjekës në profilet e tyre po edhe më shumë vizitor në ambientet e tyre.
Shefkije Alasani