Një kontrabandist i emigrantëve nga Kosova është pozitiv me Kovid-19, ndërsa jo qytetar i rajonit të Strumicës, informon për MIA-n drejtori i Qendrës për Shëndet Publik në Strumicë, Petre Vitanov.
Sipas tij bëhet fjalë për shtetasin e Kosovës I.P. (30), i cili dje pas mesnate ishte zbuluar nga policia te kryqëzimi në fshatin Miravc në autostradën Gjevgjeli-Shkup, se si në kamion me frigorifer transferon 113 emigrantë nga Bangladeshi, India dhe Mjanmari.
“Personit dje i është marrë mostër nga ana e ekipt të Qendrës për Shëndet Publik dhe sot u tregua se është pozitiv me Kovid-19. Sipas procedurave të parashtruara, personave të arrestuar dhe atyre të cilët do të dërgohen në paraburgim u bëhet test”, tha drejtori Vitanov.
Kosovari është dërguar për mbajtje të masës së paraburgimit në Burgun “Shkup”, sipas rregullave dhe dispozitave dhe ai prej dje gjendet atje.