Një kosovar gjen vdekjen në Shëngjin – u nxor me shenja jete nga uji, por vdiq në spital

Një shtetas i Kosovës ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të enjteje, pasi i shpëtoi fillimisht mbytjes në det, ku kishte hyrë për t’u freskuar rreth orës 13:25, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” në Shëngjin të Lezhës.

Shtetasi 62-vjeçar, Enver Jakxhiu arriti të nxirrej me shenja jete nga uji, e më pas u transportua në Spitalin Rajonal të Lezhës, por si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore nuk arriti të mbijetonte.

Një grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Lezhës po hetojnë më tej për të mësuar mbi shkaqet e vdekjes së tij. /tch/

TAGS