Një lajm i hidhur për ata që konsumojnë alkoolin

Një lajm i hidhur për ata që konsumojnë alkoolin

Një studim i më shumë se 120,000 njerëzve në Japoni zbuloi se pirja e rregullt – madje edhe në sasi të vogla – rrit ndjeshëm rrezikun e kancerit, transmeton lajmi.net.

Shkencëtarët thanë se njerëzit që kurrë nuk kishin pirë alkool në jetën e tyre kishin më pak të ngjarë të merrnin ndonjë formë të sëmundjes.

Dy gota në ditë për pesë vjet mund të rrisin mundësinë e kancerit në të njëjtën sasi si një në ditë për një dekadë, paralajmëruan ata.

Shkencëtarët në Universitetin e Tokios dhe Universitetin Harvard krahasuan të dhënat nga 63,232 pacientë në spital dhe të njëjtin numër njerëz të shëndetshëm.

Ata gjetën një lidhje pothuajse lineare midis alkoolit dhe kancerit.

TAGS