Një muaj paraburgim për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

Një muaj paraburgim për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.J për shkak të veprave penale Kanosja nga neni 181 par. 4 lidhur me par.1, Dhuna në familje nga neni 248 par. 3 lidhur me par.1 dhe Mbajtja në Pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par. 1 të KPRK-së.

“Të pandehurit B.J iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit B.J duke u bazuar në nenin 187 par.1 nën par.1.1, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/

TAGS