Një muaj paraburgim për dy zyrtarët korrektues – mundësuan arratisjen e të paraburgosurit nga QKUK

Një muaj paraburgim për dy zyrtarët korrektues – mundësuan arratisjen e të paraburgosurit nga QKUK

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Dvizioni për çështje Penale, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë- për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve  R.Z dhe F.SH për shkak të veprës penale Lirimi i kundërligjshëm i personave të privuar nga liria nga  neni 399 të Kodit Penal Republikës së Kosovës.

Gjykata ka marr aktvendim dhe të pandehurve R.Z dhe F.SH iu është caktuar masa e paraburgimit prej datës 24.05.2019 deri me datë 23.06.2019.

Personi që iku nga spitali, ishte i dyshuar për plagosjen e menaxherit të On Records, Met Elshani.

Lexo po ashtu:

Gjykata ka vlerësuar  se  ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit për të pandehurit R.Z dhe F.SH, konform dispozitës se nenit 187 par. 1  pika 1.2.2, të KPPRK-së, mbështetet në faktin se procedura penale është në fazën fillestare dhe ekziston rreziku që të pandehurit do t’i asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë apo edhe të falsifikojnë provat e veprës penale.

Lexo po ashtu:

Po ashtu Gjykata ka konstatuar se të pandehurit po të  lihen në liri apo nëse ju caktohet ndonjë masë tjetër më e butë, të njëjtit mund të ndikojnë në dëshmitarë apo edhe në bashkë kryes. Gjykata ka konstatuar se është përmbushur edhe kriteri nga neni 187 par. 1 pika 1.2.3, të KPPRK-së.

Lexo po ashtu:

Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit R.Z dhe F.SH, në cilësinë e zyrtarëve korrektues në Shërbimin Korrektues të Kosovës kanë keqpërdorur pozitën apo autoritetin e tyre zyrtar.

Palët  kanë  të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

TAGS