Një muaj paraburgim për shoferin që godit për vdekje këmbësorin në Pejë

Një muaj paraburgim për shoferin që godit për vdekje këmbësorin në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë njofton se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.N për shkak të dyshimit të bazuar se me veturë në vendkalimin për këmbësor, e ka goditur një person i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

“Me datë 11.05.2019, rreth orës 20:45 min, në Pejë, me dashje ka shkel Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, në atë mënyrë që derisa po drejtonte automjetin e tij me shpejtësi mbi 70 km/h, në pjesën urbane ku shpejtësia është e kufizuar me shenjën e komunikacionit prej 35 km/h dhe fare pa pasur kujdes për vendkalimin për këmbësor, në pjesën e parë të majtë të veturës godet këmbësorin K.Sh, në anën e djathtë të trupit, duke e hedhur mbi kapakun e motorit dhe xhamin e përparmë të veturës, duke e bartur për 19m, ku për pasojë i dëmtuari ndërron jetë pak kohë pasi e kishin dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Pejë. /Telegrafi/

TAGS