Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e para 30 vjetëve

Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e para 30 vjetëve

Gjykata Themelore në Pejë ia ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit H.Z. për shkak të dyshimit se kishte kryer një vrasje në shenjë hakmarrje më 1989.

I pandehuri dyshohet se më 20 tetor 1989 në Deçan bashkë me tashmë të dënuarin S.Z. kishin vrarë viktimën Z.U. duke e therur 16 herë me thikë.

Dyshohet se vepra kishte ardhur në shenjë hakmarrje pas rrahjes më 12 qershor të po atij viti në fshatin Strellc të Epërm në Deçan.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

TAGS