Një person e kërcënojnë në vendin e punës, arrestohen dy të dyshuar

Një person e kërcënojnë në vendin e punës, arrestohen dy të dyshuar

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj, në nën dyshimin se të njëjtit e kanë kërcënuar viktimën mashkull K/Shqiptar derisa ai ka qenë në vendin e tij të punës.

Në raportin policor thuhet se sipas viktimës njëri prej të dyshuarve ka tentuar ta sulmojë me thikë, ndërsa i dyshuari tjetër ka poseduar një pistoletë.

Gjatë kontrollit tek të dyshuarit nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./Telegrafi/

TAGS