Një person është lënduar rëndë dhe tre të tjerë lehtë në aksidentin që ndodhi në Gostivar

Një person është lënduar rëndë dhe tre të tjerë lehtë në aksidentin që ndodhi në Gostivar

Katër djem janë lënduar në aksident trafiku në Gostivar, raporton Ministria e punëve të brendshme, transmeton Portalb.mk.

“Mbrëmë rreth orës 23 e 40 në rrugën lokale Zubovcë-Debresh, shoferi nga fshati Vrapçishte, duke vozitur makinën e tipit micubishi pajero, me targa të Gostivarit, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me rrethimin anës rrugës. Lëndime të rënda ka marrë bashkudhëtari A.M.(24) nga fshati Vrapçishtë, ndërsa vozitësi dhe bashkudhëtarët tjerë E.Z.(23), Ç.Sh.(24), të dy nga fshati i njejtë, kanë marrë lëndime të lehta trupore”, thonë nga MPB.

Ata janë dërguar në Qendrën e urgjencës në Gostivar për ndihmë mjekësore. Ndërkaq policia ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes.