Një person i rrezikshëm kërcënoi me armë policin/ Efektivi e qëllon, por plagos pa dashje dhe një qytetare

Një person i rrezikshëm kërcënoi me armë policin/ Efektivi e qëllon, por plagos pa dashje dhe një qytetare

Një person i rrezikshëm dhe një qytetare kalimtare kanë mbetur të plagosur ditën e sotme tek Xhamlliku pas një shkëmimi me armë. Bëhet me dije se polici I Shqiponjës ka plagosur një person që e kanosi me armë si dhe gabimisht dhe një qytetare të rastit.





REBANI JAUPAJ: Polici i kërkoi mjet identifikimi, kur i kërkoi se çfarë kishte në çantë, qytetari iku me vrap. Polici e ndoqi me vrap dhe qytetari i ka drejtuar armën policit. Ai e ka paralajmëruar që uleni armën. Qytetari ka lëvizur prapë me vrap dhe në kohën kur polici e paraljamëroi që të dorëzohej ai i ka thënë që do të të qëlloj policit nëse nuk largohet. Polici ka qëlluar në drejtim të tij dhe e ka plagosur. Është plagosur në këmbë por ende s’kemi informacion. Një qytetare ka marrë një plumb në këmbë nga punonjësi i policisë. Qytetarin se kemi identifikuar akoma, dyshimet e para janë se është i rrezikshëm dhe i shpallur në kërkim.