“”V.Gj. është rrëzuar dhe është fundosur në Vardar derisa me V.M. (19) gjithashtu nga Miravci, kanë vendosur rrjeta për peshkim te vendi i quajtur “Tre Plepat”. Trupi i peshkatarit është gjetur dhe nxjerrë nga lumi në ora 19:15. Nga ana e mjekut të Urgjencës së Gjevgjelisë është konstatuar vdekje”, thonë nga Policia.
Ata gjithashtu shtojnë se në vendin e fatkeqësisë ka kryer ekspertizë ekipi i Stacionit Policor të Gjevgjelisë, ndërkaq pas urdhrit të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar në autopsi.