“Një pjesë e historisë u bë copash”/ Armina Mevlani e revoltuar: Imazhin tim nuk e kam lidhur kurrë me politikën, më kanë sulmuar pa të drejtë

“Një pjesë e historisë u bë copash”/ Armina Mevlani e revoltuar: Imazhin tim nuk e kam lidhur kurrë me politikën, më kanë sulmuar pa të drejtë

Pas shembjes së Teatrit Kombëtar që nisi në orët e para të mëngjesit ditën e diele, kanë qënë të shumtë personazhet e njohur që kanë reaguar përmes rrjeteve sociale. Mes tyre është dhe blogerja Armina Mevlani, e cila shkruan se është e trishtë që një pjesë e historirë u bë copash.





“Një pjesë e historisë e bërë copash… Nuk di në asnjë vend në Europë të shkatërrojë ndërtesa historike, ristaurohen po… por nuk bëhen në forma “futuristike” objekte me kaq vlerë”, ka shkruar Mevlani.

Pas reagimit të saj të parë, duke se Arminës i kanë mbërritur mesazhe të shumta duke e akuzuar se ka lidhur imazhin e saj me politikën.

“Për të gjithë ata që më shkruajnë. Unë jam një person që imazhin tim nuk e kam lidhur kurrë me politikën, e kam mbajtur jashtë dhe nuk kam bërë kurrë reagime kundrejt padrejtësive (I bie do shkruaja shpesh mbi gjithçka shqetësuese). Ndonëse shumë media kanë tentuar të më fusin në këtë vorbull duke sulmuar imazhin tim pa të drejtë, duke e përdorur politikisht, unë sërisht nuk e kam parë të arsyeshme të reagoj. Por një event të tillë reagoj si qytetare aspak e ndikuar nga asgjë tjetër”, përfundon Armina.

TAGS