Kryeministri Zoran Zaev dy ditë më parë e ka pranuar princin e rremë të Malit të Zi, Stefan Çernetiq. Përveç takimit zyrtar, Çerneteqi i ka dhuruar dekoratë, ndërsa fotografi nga dekorata, Çernetiqi i publikoi në profilin e tij në FB ku shpjegon se ka qenë i pritur zyrtarisht nga kryeministri. Vitin e kaluar, Çernetiqi u arrestua në Itali së bashku me një person tjetër, sepse vetvetes i kanë dhënë tituj të rremë dhe kanë organizuar gala prani ku kanë ndarë mirënjohje. Ndryshe, Mali i Zi që në vitin 2016 e ka informuar Italinë se Çernetiqi rrejshëm prezantohet si princ i Malit të Zi dhe Maqedonisë. Nga Qeveria tani për tani nuk e konfirmojnë informacionin. Shkurt u përgjigjën se janë duke kontrolluar nëse ka pasur një takim të tillë.
Data 29.03.2024
Aktuale
- Shkurta e Hajrushi s’dinë të plaken, shfaqen më të dashuruar se kurrë duke u përqafuar në rrugë
- Policia gjobit 207 shoferë për tejkalim të shpejtësisë në Maqedoni
- Shpallet konkursi për regjistrim në shkollat e mesme në Maqedoninë e Veriut
- Aksident i rëndë në Kërçovë, 3 persona të vdekur dhe 4 të lënduar rëndë
- Kanë vjedhur bagëti nga një stallë dhe më pas i kanë shitur, arrestohen 5 persona nga Dobërdolli i Gostivarit
- Aksident i rëndë në Kërçovë, 3 persona të vdekur dhe 4 të lënduar rëndë
- Mashtrohet tetovari nga një shtetas i Shqipërisë, i merren 11 mijë euro për hapjen e një biznesi në Dubai
- Nikolloski: VMRO do të fitojë mbi 55 deputetë