Një punëtor lëndohet rëndë duke punuar në një objekt në komunën Aerodrom. Me rastin është njoftuar edhe inspektorati i punës.
“Më 02 korrik në orën 09:00 në SPB Shkup, K.D. ka denoncuar se në Kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” është dërguar i lënduari S.M. (26) nga fshati Rankovce, i cili është lënduar në vendin e punës në objektin në ndërtim në rrugën “Milan Zeçar” në komunën Aerodrom, me ç’rast nga mjeku i është konstatuar lëndim i rëndë trupor”, informon MPB.
Insektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB-së Shkup dhe me rastin është njoftuar edhe Inspektorati shtetëror i punës.