Një punonjës i postës infektohet me koronavirus

Një punonjës i postës infektohet me koronavirus
Tash esht Koha

Në administratën qendrore të Postës së Kosovës, një punonjës është prekur nga COVID -19, nga pasdita e djeshme, i cili pasi ka rezultuar pozitiv ka njoftuar kolegët e punës dhe tani ndodhet në vetëizolim në shtëpinë e tij.

Posta bën të ditur se të gjithë kolegët e tij të punës kanë kryer mbrëmë dhe sot në mëngjes kontrollat shëndetësore dhe sipas rekomandimeve të mjekëve, ata janë vetizoluar nëpër shtëpitë e tyre, konform rregullave dhe udhëzimeve të IKSHPK-së.

“Sigurojmë qytetarët se asnjë punonjës yni nëpër zyrat postare nuk është i prekur nga ky virus, prandaj jeni të mirëseardhur që të kryeni shërbiet tuaja si çdo herë tjetër në të gjitha regjionet e Republikës së Kosovës, duke respektuar rregullat e përgjithshme në kohë pandemie”, thuhet në njoftimin e Postës.

Ndryshe, sot në tërë territorin e Kosovës janë konfirmuar 36 raste me koronavirus. /Lajmi.net/

Tash esht Koha
TAGS